Kantina Çobo është një histori suksesi. Eshtë kantina e parë në Shqipëri në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë.

Për një verë të mirë nuk mjafton vetëm rrushi i mirë, por duhet të investosh edhe shumë dashuri.

Njeri prej pjestarëve të familjes, Muharrem Çobo në intervistën e tij tregon për pasionin dhe investimet për prodhimin e verës, e cila quhet edhe lëngu magjik.

Në këtë kantinë ruhen shishe që nga viti 2000 pasi sic shprehen vëllezërit Cobo vlera e një kantine qëndron edhe tek vjetërsia e verës.

Endrra e tyre është agroturizmi, ndaj plot pasion po punojnë për t’i dhënë jetë këtij projekti të ri.