Të hënën filloi në Pekin plenumi i 5-të i Komitetit Qendror të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës. Çfarë do të planifikojë ai për të ardhmen e vendit? Ku po shkon Kina? Hartimi i Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) është shumë i rëndësishëm, sidomos në epokën e tashme, me dobësimin e tregtisë globale që ka sjellë uljen e kërkesës për mallra kineze, si edhe luhatjet në arenën ndërkombëtare që kanë shtuar shqetësimin për ngritjen e Kinës. Kina duhet të jetë e gatshme për sfidat ekonomike të brendshme dhe mjedisin jomiqësor të jashtëm. Eksperti amerikan për çështjet kineze, dr. Robert Kuhn, flet sot për strategjinë që presidenti kinez e ka quajtur të “dy qarkullimeve” dhe për strategjinë ekonomike afatmesme “Vizion 2023”, duke detajuar përpjekjen e Kinës për t’u bërë një vend i modernizuar socialist dhe një fuqi e madhe botërore në mes të këtij shekulli. (Li Huailiang)