Kjo luftë filloi në paralelin 38 gradë. Më 7 tetor 1950, ushtria agresore e ShBA-së e kaloi paralelin 38 gradë, duke iu afruar kufirit midis Kinës e Koresë së Veriut. Më 19 tetor, kontingjenti i parë i trupave të Ushtrisë së Vullnetarëve të Popullit Kinez kaloi lumin Yalu, duke luftuar bashkë me Ushtrinë Popullore të Koresë së Veriut. Rreth 2.9 milionë ushtarë kinezë shkuan në Korenë e Veriut për të ndihmuar luftën e popullit koreanoverior dhe prej tyre ranë 197 653 dëshmorë. Kina nuk do ta harrojë këtë luftë dhe dëshmorët do të kujtohen gjithmonë. (Li Huailiang/Artan)