Cila mund të jetë zgjidhja për konfliktin e sotëm midis Kinës dhe ShBA-së? Çfarë kuptimi ka ndërtimi i bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit? Sipas ekspertit të marrëdhënive amerikano-kineze, dr. Robert Kuhn, ShBA-ja dhe Kina përballojnë sfida të përbashkëta: pandemia, ndryshimi i klimës, varfëria e pabarazia botërore, terrorizmi, krimi i organizuar etj. Në këtë sfond, mund të ndërtohet një bashkësi e fateve të përbashkëta e njerëzimit. Na bie neve barra, thekson ai, që të gjejmë rrugën e duhur ku të dy vendet dhe popujt të ecin në paqe dhe harmoni, duke jetuar me ndershmëri, dinjitet dhe respekt të ndërsjellë. Për të ndërtuar një bashkësi të tillë, bashkëpunimi midis Kinës dhe ShBA-së është shumë i nevojshëm.