Të martën paradite u zhvilluan në Pekin mitingu i nderimit të personaliteteve të shquar në luftën e Kinës kundër COVID-19. Presidenti kinez Xi Jinping u dorëzoi fituesve medaljen kombëtare dhe dekoratat e titujve kombëtarë të nderit, si edhe mbajti një fjalim.

Xi Jinping-u vuri në dukje se pas shpërthimit të epidemisë, Komiteti Qendror i PKK-së ka marrë masa të jashtëzakonshme për përballimin e krizës së jashtëzakonshme dhe ka vënë gjithmonë sigurinë e jetës dhe shëndetin e popullit në plan të parë.

"Ne krijuam sistemin e parandalimit dhe të kontrollit të përbashkët, kemi bërë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar çdo pacient duke ndërthurur mjekësinë kineze me mjekësinë perëndimore, dhe të gjitha shpenzimet mjekësore paguhen nga qeveria. Si rezultat, kemi ngritur dukshëm përqindjen e shërimit, duke ulur vdekshmërinë nga sëmundja. Kemi krijuar sistemin e publikimit të informacioneve lidhur me epideminë në mbarë vendin, duke mbrojtur me të gjitha forcat shëndetin e sigurinë e shtetasve kinezë brenda e jashtë vendit. Nën udhëheqjen e Partisë, Kina ka kontrolluar efektivisht përhapjen e epidemisë," tha Xi. (Fani)