Të mërkurën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping, që ndodhet për inspektim në provincën Anhui, vizitoi pjesën Luojiatuan të digës së liqenit Chaohu në ligatinën ekologjike "Shibalianwei", në kontenë Feidong të qytetit Hefei, për të inspektuar gjendjen e ujërave të liqenit Chaohu, duke u takuar me punonjës e ushtarakë në frontin e parë të luftës kundër përmbytjeve.

Xi Jinping-u tha: "Sot takohem posaçërisht me ju, sepse dua t'ju shpreh përshëndetjet e përzemërta shokëve nga mbarë vendi që luftojnë në frontin kundër përmbytjeve. Kuadrot, masat popullore, oficerët e ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe të Policisë së Armatosur, sipas kërkesave të Partisë e të qeverisë, kanë treguar heroizëm dhe se nuk kanë frikë nga lodhja e sakrifica, duke shfaqur vullnetin e fortë dhe ndjenjat e thella të ndihmës së ndërsjellë të kombit kinez. Nëpërmjet përpjekjeve tuaja, ne po arrijmë pandërprerë fitoren e luftës kundër përmbytjeve." (Fani)