Më 19 gusht pasdite, Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping, që ndodhej për vizitë inspektimi në Luojiatuan të digës Chaohu të ligatinës ekologjike "Shibalianwei" në qytezën Feidong të qytetit Hefei, bëri një vizitë ngushëllimi te të afërmit e tre shokëve: Chen Lu, Gan Lei e Tie Keyan, të cilët kanë humbur jetën në luftën kundër përmbytjeve.

Xi tha: "Të afërmit juaj janë edhe të afërmit tanë e të mbarë popullit, si edhe heronj në zemrat tona. Kur kombi kinez përballon vështirësi, ka gjithmonë heronj të tillë që dalin përballë sfidave. Kjo tregon frymën e kombit kinez dhe ne i admirojmë ata. Shpresojmë që t'i kujtoni në mënyrën më të mirë dhe të rregulloni punën, jetën dhe shëndetin tuaj, për t'i qetësuar ata.