Të martën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping, që ndodhet për një inspektim në provincën Anhui, shkoi në zhuangtai-n Xitianpo në fshatin Limin të qytetit Caoji, në zonën e shkarkimit të ujërave Mengua.

Kur pa rrugët e pastra të këtij zhuantai, ku fshatarët gëzojnë një jetë normale, Xi Jinping-u tha me emocion: "Kombi ynë kinez ka bërë shumë përpjekje kundër fatkeqësive natyrore për mijëra vjet, duke lënë shumë tregime të çmuara, si ajo që Yugong-ut që lëvizi malin, e Da Yu-së që sistemoi ujërat etj. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, por kjo nuk është një luftë kundër natyrës. Ne do të thellojmë harmoninë mes njeriut dhe natyrës, do të zbatojmë ligjet e natyrës dhe do të mësojmë më tej ligjet e natyrës. Në të njëjtën kohë, duhet të shtojmë forcën përballuese ndaj fatkeqësive natyrore."