Të enjten pasdite Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping shkoi në laboratorin e Qendrës së Studimit dhe të Zhvillimit të Grupit FAW të Kinës, për t’u njohur me hulumtimin dhe krijimin e teknologjive të reja. Kur mësoi se disa prej punonjësve aty ishin diplomuar këtë vit, Xi Jinping-u i pyeti se në cilat universitete kishin studiuar, sa i kishin të ardhurat e a ishin të kënaqur që punonin aty. Sipas personit përgjegjës të Grupit, FAW ka punësuar 1 115 studentë të diplomuar sivjet. Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping u kënaq shumë kur e dëgjoi këtë.

Ai tha: "Të diplomuarit në universitete po përballen me disa vështirësi punësimi këtë vit, nën ndikimin e epidemisë. Megjithatë, PKK-ja dhe qeveria po vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet, duke e përcaktuar këtë si përparësinë kryesore të punës ekonomike të këtij viti e të zgjidhjes së çështjeve të jetesës së njerëzve, dhe po të përpiqen që të sapodiplomuarit të gjejnë punë. Gjithashtu, duhet të orientohen edhe pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjen e karrierës. Gjeni pozicionin tuaj, përkushtohuni në punën konkrete dhe realizoni idealet tuaja të jetës. "