Regjisori dhe kineasti Ylli Pepo është autor i 10 filmave dokumentarë të realizuar në Kinë. I pari daton afro gysëm shekulli më parë, pikërisht në vitin 1974. Pepo është i dyti regjizor europian që vizitonte Kinën në atë periudhë. Për vendin 10.000 km larg kishte mësuar nga specialistët kinez që kontribuan për ngritjen e Radio Televizionit Shqiptar në fillimin e viteve 70-të shekullit të kaluar. Filmi me tre seri i regjizorit 25-vjeçar do të shënonte një urë lidhje e miqësie të forcuar përherë e më shumë me Kinën, historinë dhe zhvillimin e saj. Megjithëse në moshën 74 vjeçare, regjizori dhe kineasti Ylli Pepo vazhdon të punojë intensivisht dhe është një ndër krijuesit më të njohur shqiptarë. Ai është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombetare. Në arkivin e RTSH ku ai ka punuar e drejtuar për shumë dekada ndodhet një krijimtari e pasur në shumë zhanre. Dhjetëra filma, telenovela e dokumentarë mjaft të dashur për teleshikuesit mbajnë firmën e tij.