Video Player is loading.
Current Time 0:00
/
Duration 0:00
Loaded: 0%
0:00
Progress: 0%
Stream Type LIVE
Remaining Time -0:00
 
1x

Çaji anglez i pasdites tani është i popullarizuar në shumë vende. Megjithatë, thuhet se ishte një princeshë portugeze që e solli çajin në familjen mbretërore britanike si pije. Në vitin 1662, princesha Katerina e Braganza-s e Portugalisë u martua me mbretin Çarl II të Anglisë, gjë që çoi në zakonin e pirjes së çajit prej familjes mbretërore britanike. Në shekullin e 17-të, produktet kineze të njohura në Evropë ishin shumë më tepër se vetëm çaji, porcelani dhe mëndafshi, por edhe sendet e llakuara, erashkat e palosshme, çadrat e diellit, produktet e fildishit, letra e murit për zbukurimin e dhomave dhe madje edhe bartinat, apo karrocat-karrige që barteshin nga njerëzit. Kjo prirje arriti kulmin në Evropë në shekujt 17 dhe 18.