Lule Mimozat çel si një lajmëtare e pranverës me petalet e saj të verdha e plot hijeshi, e ku tërheq vëmendjen e kujtdo. Në Shqipëri kjo lule ka zënë një vend të veçantë pasi shumë vajza gëzojnë emrin Mimozë, dhe personifikohen të bukura e të ndritshme. Syrit të piktorëve nuk i ka shpëtuar, por jetojnë në tablotë e tyre krenare dhe ngjyrë spikatëse. Tirana zbukurohet kudo nga çelja e saj, por kryesisht në kodrat e liqenit atje ku me endje syri i vizitorëve çlodhet dhe nuhat aromën e ëmbël. Dega e Mimozës u paraqit si simbol i ditës së gruas, një lule e fortë dhe krenare si një grua. Aspekti delikat i kësaj luleje fsheh fuqinë dhe vitalitetin e gruas. Kjo lule përcjellëse e dimrit mbart një simbolikë të gjerë... shprehëse e lirisë, me një aromë delikate. Mimoza është lule emblemë që mishëron forcën, energjinë dhe sigurinë. Ajo përfaqëson pavarësinë sipas shumë kulturave evropiane. Mimoza është edhe simbol i elegancës dhe i thjeshtësisë. Lule mimoza dhurohet si një vlerësim dhe si një lule e miqësisë.