Nga Vermoshi në Konispol, piktorët sjellin ngjyra dhe stile të ndryshme nën një emërues, peizazh. Për të shtatin vit radhazi piktorët e peizazhit, të grupuar nën emrin Plein Air, sjellin rrugëtimin e tyre nga veriu në jug të Shqipërisë nëpërmjet këtyre veprave të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo metodë e të pikturuarit në natyrë, është në kontrast me të pikturuarit në studio dhe rregullat akademike, dhe në Shqipëri e ka zanafillën qysh prej Vangjush Mios. Artistët në këtë grupim e marrin frymëzimin pikërisht nga natyra.