Në kohën kur teknologjia është në kulmin e vet dhe fëmijët janë përdorues të rregullt, prindërit e kanë sfidë të përditshme që t’i largojnë nga lojërat elektronike dhe t’i afrojnë më shumë te libri, ne ju prezantojmë me një nismë shumë të bukur. Një mënyrë unike për të mësuar fëmijët me leximin sipas formave bashkëkohore dhe interaktive. Kjo është një librari e specializuar për fëmijë, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. E hapur në shkurt të vitit 2020, ku gjatë pandemise ishte një fushatë e rëndësishme leximesh online. Prej themelimit është hapur programi i leximit i quajtur "Atelieja e leximit" dhe çdo të shtunë organizohen takime me shkrimtarë për fëmijë, përkthyes e botues për të nxitur leximin dhe komunikimin e krijuesve me lexuesit. Themeluesja e kësaj librarie Anisa Ymeri na tregon për disa aktivitete edukative, klasa për "Shkrim krijues", "Arti i te folurit ne publik", teater, etj.