Në këtë shtëpi historike ka jetuar poeti Filip Shiroka dhe vite më vonë sopranoja Marie Kraja “Artiste e popullit”. Sot një pjesë e kësaj shtëpie është kthyer në një Muze Etnografik që prezanton traditën dhe vlerat kulturore të veriut. Tradita Gegë e Toskë është një atraksion turistik për shqiptarët dhe të huajt.