Njëqind vjet më parë, një anije e vogël e kuqe lundroi përmes lumenjve dhe brigjeve të trazuara, duke hapur një faqe të re në historinë e Kinës.

Nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës, e gjithë bota dëshmoi themelimin e Republikës Popullore të Kinës.

Pas reformës dhe hapjes, kanë ndodhur shumë ndryshime të mëdha, duke gjallëruar këtë vend me një qytetërim të lashtë.

Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 lanë një gjurmë unike në historinë e Lojërave Olimpike moderne, duke e bërë zërin e Kinës të dëgjohet në mbarë botën.

Hekurudha ekspres Kinë-Europë udhëton përgjatë Rrugës së Re të Mëndafshit, duke zgjeruar bashkëpunimin në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”.

Sot, nën udhëheqjen e PPK-së, Kina po ecën drejt skenës qendrore të botës në mënyrë të pandalshme.

Anija e vogël e kuqe është shndërruar në një anije gjigante që drejton ecjen e Kinës në mënyrë të qëndrueshme.

Njëqind vjet nga themelimi, PPK-ja është ende në kulmin e saj. (Li Huailiang/Artan)