Kantina ‘Binjakët’ e cila ndodhet në Tiranë prodhon verë të vlerësuar me disa çmime dhe raki speciale nga dy vëllezër të apasionuar.Prej vitesh ata iu dedikuan kësaj kantine për t’i dhuruar pije, shije dhe kulturë shqiptare turistëve të huaj e natyrisht edhe për vendasit. Ne sot do t’ju prezantojmë me historikun dhe madhështinë e kësaj kantine.