Erjan Guxha së bashku me vlogerin Amerikan David Hoffman vendosën të krijojnë fermën e parë me breshka në Shqipëri. Një fermë ku mund të shohësh breshkat e të gjitha madhësive I mblodhën të gjitha breshkat që ishin nëpër autostrada, (rreth 15 copë) dhe i akomoduan tek oborri i shtëpisë, në Daias. Pasi mblodhën 50 breshkat e para, vendosën të ndërtonin edhe një vend për njerëzit, që mund t’i vizitonin ato. Tani në fermë ka 116 breshka dhe është një nga atraksionet më të bukura të zonës, sidomos për fëmijët.