Sektori i ullirit dhe vajit të ullirit është një nga sektorët kryesorë agroushqimorë në Shqipëri. Më shumë se 100 000 fermerë janë përfshirë në kultivimin e ullirit. Prodhimi i ullirit dhe vajit të ullirit në Shqipëri është rritur pjesërisht në sajë të skemave të subvencionimit nga qeveria. Zinxhiri i vajit të ullirit konsiderohet si sektor me përparësi po të merret parasysh zëvendësimi i importit të tij, por edhe eksporti i vajit të ullirit të cilësisë së lartë.

Vaji i ullirit që prodhohet në vend ofrohet në disa cilësi, për t’iu përgjigjur kërkesave të konsumatorëve, por edhe xhepit të tyre. Kategoritë fillojnë nga vaj ulliri, vaj ulliri i virgjër dhe ekstra i virgjër.