Fshati i Farkës është 8 km larg qendrës së Tiranës, emrin Farkë e ka marrë nga farkëtarët si fshati i farkëtarëve. Në zemër të fshatit është dhe një liqen i bukur, që ka të njëjtin emër, Liqeni i Farkës. Ky liqen është i rrethuar nga një pedonale shumë moderne, ku njerëzit mund të ecin për kilometra rreth liqenit dhe të shijojnë pamjen e tij. Ju mund të uleni dhe të qetësoheni për pak kohë në stolat rreth liqenit dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj.