Ky dokumentar 80-minutësh flet për jetën e sotme në Xinjiang. Dokumentari përshkruan ndryshimin e jetës së banorëve që jetojnë në veri dhe jug të maleve Tianshan, duke përfshirë pamje që shikuesit mund të mos i kenë parë dhe histori që mund të mos i kenë dëgjuar kurrë më parë. Ky dokumentar ka për qëllim të luftojë stereotipat dhe keqkuptimet nga brenda dhe jashtë rajonit. "Përtej maleve: Jeta në Xinjiang" përmban katër pjesë: "Ndryshimi i kohëve", "Ndjekja e parasë", "Brezat e rinj" dhe "Njeriu e natyra". "Ndryshimi i kohëve" tregon sfidat dhe koston e ndryshimit; "Ndjekja e parasë" dëshmon si ndryshon jeta me ndryshimin e mendimeve; "Brezat e rinj" pasqyron se çfarë mendojnë të rinjtë e sotëm në Xinjiang; "Njeriu dhe natyra" rrëfen përpjekjet për të ruajtur ekuilibrin midis zhvillimit dhe mjedisit.