Kjo është Akademia e Shkencave në Shqipëri.
Kjo ndërtesë përfaqëson një nga selitë më të rëndësishme të institucioneve shqiptare në vite.
Fillimisht këtu ka qenë selia e parlamentit të parë shqiptar (1920-1925). Më pas në vitet 1925- 1926 ka qenë selia e qeverisë së presidentit Ahmet Zogu.
Nga viti 1929- 1939 u përdor si Pallat Mbretëror nga Mbreti Zog I. Me këtë rast ndërtesa u zgjerua me një sallë në katin përdhe si dhe shkallaren me ballkon përpara hyrjes në anën veriore të saj duke i dhënë pamjen dhe funksionin e Pallatit Mbretëror. Në vitet 1944 – 1946 këtu ka qenë e vendosur Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar.
Në periudhën 1946-1962 ka qenë selia e Presidiumit të Kuvendit popullor. Ndërsa që nga viti 1972 në këtë godinë është vendosur Akademia e Shkencave të Shqipërisë.