Në Kalanë e qytetit te Beratit, i cili është i regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ndodhet Muzeu Kombëtar Onufri i përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”.
Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek.XVI.
Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen Kala dhe ka qënë katedralia e qytetit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.
Ikonostasi i katedrales Fjetja e Shën Mërisë mban si datë vitin 1807. Ajo konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes.
Ky muze është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.