Ky kompleks neoklasik u projektua nga një grup arkitektësh sovjetikë dhe u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952Dikur ka qenë ndërtesa e Studios Kombëtare Shqiptare të Filmit e njohur si Kinostudio “Shqipëria e Re” si dhe e Arkivave Kombëtare të Filmit, institucionit që u themelua më 10 korrik të vitit 1952. Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus "Skënderbeu" filmi që mbetet jë ndër prodhimet më të njohura kinematografike. Prodhimet në masë të filmave shqiptarë datojnë rreth viteve 70-të.Në vitet 80’ Kinostudio "Shqipëria e Re" prodhonte rreth 14-15 filma në vit, me tematika të ndryshme. Ndryshimi i sistemit politik dhe kriza ekonomike e viteve '90 solli transformimin e Kinostudios “Shqipëria e Re”, në "Albafilm" e cila u mbyll në vitin 1996."Shqipëria e Re" ka lënë një pasuri kinematografike me rreth 200 filma artistikë dhe shumë dokumentarë.Pavarësisht kornizave ideologjike, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” ka qenë dhe mbetet pjesë e jetës kulturore të shumë brezave shqiptarësh.