Lini është një fshat i vogël turistik 22 km larg qytetit te Pogradecit. Pjesë e trashëgimisë kulturore të fshatit është Bazilika paleokristiane dhe mozaikët e Linit, të cilët ndodhen në majë të kodrës së Shën Thanasit. Nga një studim i Institutit të Monumenteve të kulturës realizuar dekada më parë, rezulton se kjo bazilikë është një nga më të veçantat e zbuluara ndonjëherë në Shqipëri.Turizmi dhe peshkimi janë burimi kryesor i të ardhurave për banorët e këtij gadishulli të vogël në brigjet e liqeni të Ohrit.Shpesh-herë numri i vizitorëve është më i madh se numri i banorëve te këtij fshati piktoresk.Por në kushtet e pandemisë operatorët turistikë dhe bizneset mikpritëse të Linit po përjetojnë vështirësi dhe shpresojnë të kthehen sa më parë në normalitet.







