Tirana mbetet shtëpia mikpritëse e artistëve të akuarelit.
Bienalja e ketij viti është e katërta duke e kthyer në traditë këtë veprimtari nderkombëtare të artistëve.
310 artistë nga 58 vende të botës prezantuan punimet e tyre në kryeqytetin shqiptar.
“Natyra e qetë” ishta tema e kësaj ekspozite me synimin për të sjellë jo vetëm bukuritë e natyrës por edhe botën shpirtërore dhe jetën e përditshme.
Drejtor i Bienales është piktori i mirënjohur Helidon Haliti i cili së bashku me piktoren Ormira Lulani organizuan këtë event unik, me veprat origjinale të artistëve.
Bienalja bashkoi emra të mjeshtërve botërorë të akuarelit, mes të cilëve edhe artisti kinez Hong Shan.
Juria ndërkombëtare i vlerësoi artistët kinez me disa çmime të para.
Bienalja, tashme e kthyer në traditë, vijon ti kushtojë vëmëndje dhe të promovojë pikturën me bojëra uji edhe në kushtet e vështira të pandemisë duke konfirmuar se artistët mbeten sfidues duke dhuruar emocione dhe kënaqësi estetike.
Ky aktivitetet u bë i mundur falë bashkëpunimit të Shoqatës Kulturore VIZart, IWS Albania, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.