Kështu quhet ndryshe kompleksi rezidencial Delijorgji në Tiranë.
Fasadat e pallateve me arkitekture bashkëkohore dhe ekologjike janë tërësisht me tulla të kuqe.
Konceptimi dhe projektimi i kësaj zone model i është besuar studiove më të mira për të sjellë një risi në industrinë e ndërtimit.
Këtë kompleks e bën të vaçantë jo vetëm ngjyra e kuqe e fasadave, arkitektura e gjelbërimit por edhe hapësirat publike të shtruara të gjitha me mozaikë.
Në mjediset brenda kompleksit lejohet vetëm qarkullimi i këmbësorëve dhe biçikletave duke shmangur ndotjen akustike fenomen shqetësues në shumë lagje të kryeqytetit.
Brenda këtij kompleksi gjënden kënde lojërash për fëmijë, klinika mjekësore, njësi tregtare, bare, restorante, qëndra estetike, institucione bankare dhe të gjitha shërbimet e nevojshme.







