Parku Kombëtar "Divjakë - Karavasta" është një Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur natyrore në Qarkun e Fierit. Është pa dyshim zona më e rëndësishme përgjatë zonës bregdetare të Shqipërisë dhe nga më të rëndësishmet në Mesdhe. Në zemër të parkut është ndertuar Kulla panoramike e vrojtimit me lartësi 35 metra e cila është kthyer në një pikë referimi për qytetin dhe joshje për çdo pushues apo vizitor në Divjakë. Turizmi i detit dhe ai i natyrës cilësohen potenciale të forta për zhvillimin e zonës ndaj edhe investimet në këtë drejtim janë përcaktuar si prioritet. Nga kulla e vrojtimit ose siç quhet ndryshe “Ballkoni i Divjakës” mund të shijohet një peizazh magjepsës 360 gradë ku harmonizohen bukur dielli, deti dhe pylli në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Fauna e këtij parku kombëtar ështl mjaft e pasur ku përherë e më shumë po shtohet edhe pelikani kaçurrel.