Në hapësirën verilindore të Shqipërisë suprizon stina e pranverës. Në vend të luleve ulja e temperaturave ka sjellë dëborë dhe përkeqësim të kushteve atmosferike. Në disa zona, reshjet e dëborës kanë mbuluar vendin duke dhuruar peisazhe të larmishme. Ndonëse adhuruesit e natyrës e priten me kënaqësi këtë surprizë tl pranverës drejtuesit e automjeteve kanë hasur probleme në qarkullim pasi trashësia e dëborës ka arritur afro 10 cm. Bora ka zbardhur edhe rrugën e Kombit, por qarkullimi nuk është bllokuar. Në terren janë nxjerrë mjetet për të punuar lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve. Edhe rrethi i Dibrës dhe Tropoja janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe në zonat e thella ajo arrin në 25 cm trashësi.







