Këngëtarja e njohur AnxhelaPeristeri do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Karma”.
Ajo ka publikuar versionin zyrtar të këngës në kanalin e YouTube të Eurovizion.
Kënga do të jetë në gjuhën shqipe, një tjetër version nga ai i prezantuar në “Festivalin e 59 të këngës në Radio Televizion ku Peristeri u shpall fituese e vendit të parë.
Eurovizioni do të rikthehet në datat 18, 20, dhe 22 maj të këtij viti në Hollandë pavarësisht nga pandemia, por sigurisht duke iu përshtatur kushteve të reja.
Qyteti mikprites do te jetë Roterdami.
Viedeoklipi është realizuar në Kosovë ku artistja shfaqet në një rrugë fillimisht me fustan të bardhë, dhe më pas e veshur me ngjyrë të kuqe.







