Te bësh atë që të pëlqen quhet liri, të duash atë që bën quhet lumturi.
Këtë shprehje filozofike e materializon çdo ditë Valter Muzhaqi në restorantin e vogël “il markeze” në qytetin e Elbasanit.
Valteri është gazetari që përgatit pica, një rast jo i zakonshëm por mjaft domethënës.
Ky 39 vjeçar që pret e përcjell me dashuri klientët është kthyer nga Roma, kryeqyteti italian, në vendlindjen e tijë.
Ka studiuar për gazetari në universitetin prestigjoz “La sapinza” por ka përzgjedhur një tjetër profesion.
Jo vetëm pë faktin se është biznes, por ka dëshirë tu shërbejë njerëzve, çka e konstaton seicili që bujt në restorantin e tijë.
Ai ka sjellë nga Italia mjeshtërinë e gatimit, sidomos picave të famshme të atij vendi, por edhe shijen dhe kulturën europiane.
Restorant “il Markeze” ngjan si një galeri e vogël arti. Pikturat e shumta që harmonizohen natyrshëm me objektet e kulturës materiale tradicionale, krijojnë atmosferë të ngrohtë.