Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Neurokirurgjisë në Tiranë, kanë kujtuar mjekun Drini Dobi, i cili rreth një muaj më parë humbi jetën nga Covid-19 në moshën 51 vjeçare.
Mbjellja e një pemë ulliri në oborrin e spitalit ku ai shërbeu me profesionalizëm e pasion dhe një pllakë mermeri ku është shkruar emri i tij është simbolika e nderimit jo vetëm për mjekun Dobi por për më shumë se 30 perfaqësues të bluzave të bardha, mjekë dhe infermierë, që Covid i ndau prej nesh.
Mjeku i njohur neorolog, Profesor Mentor Petrela mes emocionesh u shpreh.
Koiçidomnte ditëlindja e tij në një moment që ne do të donim ta kishim pranë por kjo është një luftë e përbotshme. Ky ulli që është mbjellë në oborrin e spitalit për të kujtuar doktor Drinin, është një inkarnacion që ndodhet në qenie të gjalla, dhe ulliri që është simbol i paqes nuk lëviz nga vendi. Është një shenjë që do të na kujtojë Drinin mes nesh”.