Në shumë shtëpi ai konsiderohet si anëtar i familjes dhe i jepet gjithçka që ka nevojë, dhe përveç ushqimeve i sigurohen edhe rroba elegante.
Disa i quajnë qentë kafshë shtëpie, por mbrojtësit e të drejtave të kafshëve e shohin këtë term si të pasaktë dhe preferojnë termin “kafshë shoqëruese”.
Qentë, ndryshe nga macet, janë kafshë më sociale dhe për tu ndier mirë kanë nevojë per shoqëri.
Atye u pëlqejnë hapësirë e madha për të jetuar, por edhe duan të shëtisin nëpër parqe, në vende të hapura, ku të kenë mundësi të nuhasin ambientin, të kryejnë nevojat personale dhe të luajnë me qentë e tjerë dhe njerëzit.
Sipas specialistëve, të gjithë qentë kanë të njëjtat nevoja: kërkojnë aktivitet fizik dhe mendor, duan të luajnë, të ndihen të respektuar e tu kushtohet vëmëndje. Ata të mbrojnë por kerkojnë tu japësh dashuri dhe ti ledhatosh shpesh.
Kjo kafshë besnike gëzon dhe hidhërohet, madje edhe qan.Qentë krijojnë lidhje të pandashme me të zotin.
Jemi ne që mund dhe duhet t’ua bëjmë jetën më të bukur.