Restoranti karakteristik që josh turistët me prodhimet bio.

Kruja është një destinacion turistik i përhershëm pasi ka kalanë e lashtë, muzeumet dhe një trashigimi të pasur kulturore.
Turistët e shumtë joshen edhe nga kulinaria e pasur e këtij qyteti.
Eshtë privilegj që pasi të kesh vizituar muzen madhështor Gjergj Kastrioti Skenderbeu, të kalosh çaste të bukura në baret apo restorantet brenda kalasë së Krujës.
Peisazhet e mrrekullueshme, arkitektura e ndërtimit që harmonizohet natyrshëm me objektet historike dhe ushqimet bio, bëjnë që koha të kalojë shpejt dhe orët të duken minuta.
Do të sjellim përvojën e restorantit Bardhi, i cili ka një çerek shekulli që është fokusuar tek agroturizmi.
Duke i dhënë jetë motos: "Përmirësim i vazhdueshëm" kanë ngritur një Fermë model që shtrihet në zonën turistike .
Ferma ka një sipërfaqe të konsiderueshme me vreshta prej të cilave prodhohet raki dhe verë cilësore. Në hapësirat e sajë, janë mbjellë edhe ullinj dhe fruta të ndryshme si mollë, shegë, ftonj, kumbulla, qershi, hurma, fiq etj.
Këtij agroturizmi gjithnjë në rritje, i janë shtuar edhe investimet në blegtori, duke prodhuar qumësht, mish të freskët dhe shpendë.
Ferma është ngritur falë pasionit dhe përkushtimit në fushën e agroturizmit me dëshirën për të ofruar produkte cilesore për klientet e restorantit karakteristik në zemër të kalasë së lashtë.