Memoriali i Skënderbeut në Lezhë është varri më madhështor në Shqipëri.

Ai i përket heroit më të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Shqipëria i detyrohet shumë këtij heroi dhe e ka nderuar me një monument madhështor në qytetin e lashtë të Lezhës.
Memoriali me kolona të mermerta përfaqëson një objekt me vlera të shumta historike dhe arkitektonike për Shqipërinë. I vendosur në një hapësirë të dukshme, siperfaqja e Memorialit është rreth 225 m2 duke përfshirë brenda tij rrënojat e Katedrales së Shën Nikollës, mbi të cilën ai është ndërtuar.
Skënderbeu vdiq në 17 Janar të 1468-ës, dhe u varros në këtë vend, aty ku ai kishte themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës, me të cilën bashkoi principatat shqiptare kundër pushtimit Osman. Mbi pllakën e mermertë të varrit, janë vendosur kopja e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut, marrë nga ato origjinalet të cilat ruhen në Muzeun e Vienës. Muret e Katedrales së Shën Nikollit, të ndërtuara në shekullin e 14-të, janë të dekoruara me 25 shpata dhe mburojën prej bronxi të Skënderbeut, të cilat tregojnë historinë e 25 betejave kryesore të heroit kundër pushtuesve turq. Gërmime të herëpashershme kanë zbuluar mure të lashtë përreth Memorialit të Skënderbeut duke e kthyer atë në një monument me vlera të larta arkeologjike.