Parku Kombëtar i Drilonit është një ndër qendrat turistike më të bukura të Shqiperisë.
Peisazhit të qetë të një mbrëmje dhjetori në këtë zonë turistike, i japin jetë shpendët qe janë lidhur ngushtë me habitatin natyror pranë liqenit të Pogradecit.
Rrugicat, urat prej druri, pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet e bëjnë peisazhin tërheqës dhe çlodhes për vizitorët.
Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tre vija uji që rrjedhin për tu derdhur fare pranë, në liqenin e Pogradecit.
Baseni që krijohet eshte i lundrueshëm me varka ku mund të shijohen flora dhe fauna e pasur.







