Në fillim të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, treni kinez ishte shumë i ngadaltë. Sot është ndërtuar një rrjet i plotë i hekurudhës me shpejtësi të lartë në mbarë Kinën, që përbëhet nga 8 linja kryesore veri-jug. Si u arrit realizimi i këtij megaprojekti të hekurudhës kineze? Në vendet e tjera të zhvilluara, ndërtimi i linjave hekurudhore synon sigurimin e fitimeve të ardhme. Në Kinë, ndërtimi i linjave hekurudhore synon përmirësimin e jetës popullore dhe për t'i sjellë popullit më shumë raste zhvillimi. Kjo është arsyeja thelbësore e zhvillimit të shpejtë të Republikës Popullore të Kinës në 71 vitet e fundit.