Rruga e pjerrët "Yangmeizhu" ndodhet në jugperëndim të rrugës "Qianmen". Kjo rrugë ka qenë shumë e rrëmujshme, me ndërtesa private të ngritura pa rregull dhe plehra të hedhura kudo përtokë. Po të vinit në këtë rrugë në atë kohë, do të shihnit linja të çrregullta elektrike dhe oborre katrore të dëmtuara. Por qysh nga viti 2012, rruga e pjerrët "Yangmeizhu" filloi të rindërohet dhe ka ndryshuar pamjen e saj. Tani mjedisi i ri ka tërhequr shumë dyqane, kafene, restorante, të cilat i kanë sjellë një frymë moderne kësaj rruge të lashtë të Pekinit.