Në orën 8 e 31 minuta të datës 20 korrik, me urdhër të Administratës së Përgjithshme Kombëtare të Parandalimit të Përmbytjes, u hap porta e digës Wangjiaba. Pas kësaj u përmbytën mbi njëmijë shtëpi të banorëve të zonës së shkarkimit të ujërave Mengua. Kjo është hera e 16-të e shkarkimit të ujërave qysh nga koha e krijimit të kësaj zone, që domethënë se banorë që jetojnë atje kanë sakrifikuar 16 herë strehën e tyre për të mbrojtur banorët e rrjedhës së sipërme. Ata janë banorë me frymën “Wangjiaba”. Sot do t’ju tregoj se çfarë është fryma “Wangjiaba”