Deri në orën 12:00 të natës së 19 korrikut, në kryeqendrën e rajonit të Xinjiang-ut të Kinës, Urumqi, u zbuluan 46 raste të konfirmuara të pneumonisë së koronavirusit të ri. Qyteti Urumqi hyri në "gjendjen e luftës" për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, duke vendosur të ndalojë të gjitha llojet e grumbullimeve dhe të zbatojë menaxhimin e mbyllur në lagje. Duket sikur për jetën e banorëve u shtyp butoni "Pushim". Por si garantohet plotësimi i nevojave të jetës së tyre të përditshme?