Vështirësia për ta ndryshuar gjendjen e dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara ka qenë prej kohësh një burim kritikash nga të gjitha qarqet. Më shumë se 650 incidente të shtënash kanë ndodhur në 43 nga 50 shtetet e ShBA-së në dy javët e fundit pas sulmit me të shtëna më 24 maj në shkollën fillore “Robb” të Teksasit, raportoi televizioni britanik i lajmeve “Sky News”, duke cituar të dhënat nga uebsajti amerikan "Gun Violence Archive". Në këto incidente janë vrarë 730 veta, duke përfshirë 23 fëmijë e 66 adoleshentë. Përballë realitetit të polarizimit politik, të falimentimit të politikanëve dhe dështimit të qeverisë amerikane, rruga drejt kontrollit të armëve në Shtetet e Bashkuara do të jetë e gjatë dhe e vështirë. #CGTN