Gjatë një vizite në vitin 2013 në Kosta-Rikë, Xi Jinping-u vizitoi shtëpinë e një prodhuesi kafeje të quajtur Marco Zamora. Familja ishte natyrisht e nderuar të priste presidentin kinez. Por përshtypja më e fortë që ata patën nga takimi ishte afërsia që ndienin për një njeri që fliste me krenari për kohën që kishte punuar në fshat.