Xhamia "Yanghang" në Urumqi, kryeqendër e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, është ndërtuar në vitin 1897. Ajo është vendi i aktiviteteve fetare për myslimanët vendës e të huaj në Xinjiang. Përgjatë historisë, shumë tregtarë të huaj kanë banuar në këtë zonë, kështu që ajo u quajt "Yanghang" (që në gjuhën kineze do të thotë "kompani e huaj"), që më vonë u bë edhe emri i xhamisë.