Presidenti kinez Xi Jinping ka një përvojë të thellë lidhur me luftën kundër varfërisë në Kinë. Në fund të viteve '60 të shekullit të kaluar, ai shkoi në Liangjiahe, një fshat i vogël në veri të provincës Shanxi, dhe punoi për shtatë vjet atje. Asokohe, varfëria e fshatit i la të riut përshtypje të paharrueshme. Xi Jinping-u i udhëhoqi fshatarët të bëjnë një punë të palodhur për të ndryshuar gjendjen, por ende ishte shumë e vështirë. Që nga ajo kohë, ai vendosi të bëjë përpjekje për t'i ndihmuar shumë fshatra kineze si Liangjiahe të dalin nga varfëria.

Pas kësaj, Xi Jinping-u punoi në krahina të ndryshme të Kinës. Nga Shanxi deri në Hebei, nga Fujian deri në Shangai dhe në Pekin, gjatë mbi 40 vjetëve, ai nuk e ka harruar asnjëherë punën e shkëputjes nga varfëria. (Fani/Artan)