Xi Jinping ka punuar 3 vite në distriktin Zhengding të qytetit Shijiazhuang të provincës Hebei. Gjatë periudhës së tij në Zhengding, me vizita, mbledhje informacioni dhe hartimin e planit të daljes nga varfëria, Xi ka qenë në 221 fshatra dhe 25 qyteza të këtij distrikti duke ndihmuar banorët vendorë të dalin nga varfëria.

Në vitet ‘80, kur në mbarë Kinë kishte nisur zhvillimi i politikave të Reformës dhe e Hapjes që është reforma më e madhe ekonomike që nga viti 1949, dhe shumë shumë njerëz jetonin në varfëri, por ekonomia u zhvillua me ritme shumë të shpejtë. Në vitin 1982, Xi Jinping shfrytëzoi mundësitë e sjella nga politika e Reformës dhe Hapjes për të udhëhequr zhvillimin e distriktit Zhengding. (Çang Çuo)