Ata janë pionierët,

Ata janë udhë ndërtuesit e miqësisë kino-shqiptare,

Hapet ditari i rinisë me historitë e atyre viteve.

--------- Kushtuar 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.

Kujtojmë, për të mos harruar

--------- Kushtuar 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.

Gjatë mbi 10 vjetëve që punoj me gjuhën shqipe, vërej se shumë të rinj nuk e njohin apo kuptojnë atë kohë. Në këtë dokumentar, ne kemi intervistuar shumë specialistë që sot janë në një moshë të madhe. Nëse dikush nuk i kujton këta njerëz, ndoshta me kalimin e kohës, ata do të humbin. Por nëse ka një shënim, një kujtim, ne mund trashëgojmë punën e tyre, përndryshe s'mund të hulumtime në të ardhmen.

Kujtojmë, për të mos harruar

Kujtojmë vitet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë

Episodi i parë Me udhëtimin e të rinjve

Fan Chengzuo:

Në vitin 1949 Kina dhe Shqipëria i vendosën marrëdhëniet diplomatike, pothuajse 65 vjet më parë. Ndërkohë, unë isha në gjimnaz, ende një nxënës. Që nga ajo kohë, 65 vjet më parë, mësova se ndër vendet që vendosën marrëdhënie diplomatike me Kinën, ishte dhe një vend më shumë miqësor me ne, një vend socialist që quhej Shqipëri.

Këngë të njohura si ajo "Pekin-Tiranë" apo filma si "Ngadhënjim mbi vdekjen", kanë ndikuar disa breza kinezësh. Në qershor të vitit 1960, partitë komuniste të 12 vendeve të lindjes me në krye delegacionin sovjetik të drejtuar Nikita Khrushchevi akuzuan Partinë Komuniste të Kinës për dogmatizëm në mbledhjen e Bukureshtit. Delegacioni i Shqipërisë i refuzoi këto akuza dhe e përkrahu hapur Kinën. Që nga ajo kohë, të dy vendet u bënë partnerë dhe u vëllezëruan. Që nga ato vite, shumë të rinj të talentuar dhe entuziastë shkuan në Shqipëri për të ndihmuar në ndërtimin e vendit.

Fan Chengzuo: Kryetari Mao nuk fliste gjuhë të huaj, por ai takonte shpesh mysafirë të huaj, e në atë kohë gjuha e parë e huaj që përdorej ishte rusishtja, gjithashtu anglishtja dhe frëngjishtja. Ai nuk kishte dëgjuar më parë për gjuhën shqipe. Një herë ai më pyeti se çfarë po flisja. Iu përgjigja se po flisja në gjuhën shqipe. Kryetari Mao u çudit dhe tha: "Oh, edhe vendi ynë paska përkthyes të shqipes? Po ku e keni mësuar, pyeti. I drejtova kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë që u ul përballë kryetarit Mao dhe iu përgjigja se e kisha mësuar shqipen në vendin e tyre. Kryetari Mao i tha Rita Markos me seriozitet, "shumë faleminderit që na keni përgatitur një talent të tillë."

Në vitet '50 dhe '60 të shekullit të kaluar, Shqipëria kishte nevojë për gjithçka, nga materialet e ndërtimit deri tek sigurimi i prodhimit industrial. Në vitin 1960, nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kinë-Shqipëri Abdulla Kënaqi vizitoi Kinën. Megjithëse edhe Kina po u vuante nga fatkeqësi natyrore prej tre vjetësh, kryetari Mao dhe kryeministri Zhou En Lai reaguan aktivisht ndaj kërkesës së palës shqiptare.

Kjo fotografi përfaqëson një gur monumental të ndihmës kineze ndaj Shqipërisë në fazën fillestare. Gjatë viteve të më pasme, shumë të rinj të talentuar që punonin në sektorë të ndryshëm në Kinë, shkonin në Shqipëri, një vend i largët, dhe merrnin pjesë në ndërtimin e brendshëm të saj.

Përfundova studimet pasuniversitare në Fakultetin e Gjuhës Angleze në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekini në vitin 1957. Isha brezi i parë i studentëve që pas krijimit të Republikës Popullore të Kinës. Më pas fillova punë në fakultet duke dhënë mësimin e gjuhës angleze për vitin e parë, të dytë dhe të tretë. Për gati pesë apo gjashtë vjet, morra dije të konsiderueshme në mësimdhënie. Mendoj se kjo ndoshta ishte një arsye se pse u zgjova për shkuar në Shqipëri, sepse në në atë kohë, sidomos në gjendjen në të cilën ndodhej, Kina mësonte nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe shumë pak njerëz mësonin gjuhën angleze, madje shumë më pak ndiqnin studimet pas universitare.

Për Kinën, kjo ishte edhe hera e parë që dërgoi aq shumë teknikë dhe profesionistë të fushave të ndryshme të ndihmonin një vend të huaj, puna ishte e shumtë dhe misioni është i vështirë, prandaj kushtet e përzgjedhjes ishin të rrepta.

Zhang Shimin: Në atë kohë, së pari kërkohej besueshmëri politike. Grupi i mbikëqyrjes ishte një organ sekret sepse merrej me punën e përgatitjes së luftës, prandaj kërkonte që të gjithë kandidatët duhen të kishin një sfond të mirë familjar.

Së dyti, kërkoj aftësia e fortë profesionale. Në atë kohë, në një vend pune vetëm kishte një specialist, prandaj çdo specialist duhet të kishte aftësi të veçanta. Një specialist, për shembull kur ndeshej me vështirësi s'mund t'u kërkonte nxënësve zgjidhje apo rrugëdalje për problemin. Konsiderohej turp dhe opsionin që nuk duhej llogaritur.

Gjatë 20 viteve, kur Kina i dha ndihmë ekonomike Shqipërisë, pala kineze dërgoi 6000 specialistë pothuajse në të gjitha fushat.

Në atë kohë ndihma kineze përfshinte në fusha të ndryshme, nga ajo industriale, ushtarake, kulturore, arsimore e gjithashtu edhe sportive.

Nga viti 1954 deri në vitin 1978, Kina i ofroi Shqipërisë75 fonde ndihme me një vlerë prej 10 miliardë juanësh sipas marrëveshjeve, 28% e të cilave ishin në mallra të konsumit të përditëshëm, 43% ishin në fushën ushtarake, 25% përbënin projektet dhe 2% ihin ndihma monetare. Shqipëria u bë vendi që mori vëllimin më të madh të ndihmës për frymë.

Nga viti 1954 deri në vitin 1978, numri i projekteve të ndihmës për Shqipërinë arriti 142, duke përfshirë prodhimin e çelikut, plehrave kimike, energjinë elektrike, industrinë tekstile, ushtarake, të telekomunikimit, të artit dhe të arsimit. Talentet e shkëlqyer të fushave të ndryshme u dërguan në Shqipëri. Në sytë e këtyre të rinjve, Shqipëria ishte një vend i guximshëm. Ata dëshironin të njihnin këtë komb të fortë dhe të punonin së bashku me vëllezërit shqiptarë.

Marrëdhëniet e atëhershme politike ishte periudha më e mirë e marrëdhënieve kino-shqiptare, pasi të dy palët kishim kërkesa dhe qëndrime të afërta politike. Sidomos Shqipëria, një vend i vogël, kishe guxuar të sfidonte një vend tjetër të madh. Për kinezët, kjo ishte diçka për t'u adhuruar.

Shqipëria ishte ndryshe nga pjesa tjetër e botës dhe mbarë bota e lavdëroi Shqipërinë "Për kundërshtimin e hegjemonisë së Bashkimit Sovjetik. Shqipëria bëri një gjë të mirë. "

Nëpërmjet zgjedhjeve në nivele të ndryshme, të rinjtë që shkonin në Shqipëri, përveçse ishin të gëzuar, bënin përgatitje të shumta.

Para nisjes për në Shqipëri po zhvillonim provat e shfaqjes "Punëtorët e Tesktileve", kur pasi mbaruam provën e parë dhe po bënim disa rregullime, mësova se do të shkonim në Shqipëri për të dhënë shfaqjen "Detashmenti i Kuq i Grave". Unë dhe balerini Zhang Ce u përzgjodhën për shfaqjen. Për shkak se kishim vetëm 10 ditë kohë, bënim ndarjen e punës. Zhang nuk i njihte mirë lëvizjet. Ai mësoi të gjithë pjesën mashkullore të valles, dhe unë mësova të gjithë pjesën femërore. Përgatitim gjithashtu edhe zbukurimet e skenës, muzikën dhe veshjet dhe në muajin mars u nisëm.

Përgatita materialet për librat. Dega e gjuhës angleze sapo u hap, prandaj librat ishin të paktë. Për shkak se vendi ynë kishte këmbim të paktë valutor, s'kishim mundësi të shpenzonim shumë para për blerjen e librave jashtë vendit. Por përshka të kërkesave të mësimdhënies, përgatita shumë materiale dhe i dërgova me postë në ambasadën e Kinës në Shqipëri. Prandaj kur arrita në Shqipëri, puna e parë që bëra ishte vizita në ambasadë për të marrë librat. Aty kërkova një makinë të më dërgonte në hotelin që do të banoja.

Tani mund të punoja jashtë vendit, dhe isha shumë i gëzuar. I shkrova një letër familjes, ku u tregoja se do të shkoja jashtë Kinës. Dhe koha e nisjes, e përgatitjes së bagazheve ishte shumë e zënë. U tregova të gjithë të afërmve dhe ata ishin shumë të gëzuar. Shokët punë madje me shikonin me zili.

Kështu grupet e të rinjve u nisën me ëndrra dhe pasion drejt Shqipërisë. Në atë kohë kur transporti nuk ishte i zhvilluar, nga Kina deri në Europën Lindore udhëtimi ishte shumë i vështirë.

Udhëtoja për herë të parë me avion. Me avion nga Pekini udhëtohej deri në Irkutsk, më pas me avionin sovjetik, nga Irkutsk në Moskë dhe nga Moska për në Budapest. Pas një jave qëndrimi në Budapest shkova në Tiranë.

Ndërsa njerëzit e tjerë që u nisën nga Shangai, udhëtimin nëpërmjet Phnom Penh-it, Kajros dhe Parisit. Kështu të rinjtë me misionin e vështirë të ndërtimit të Shqipërisë filluan udhëtimin drejt një bote të panjohur.