[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Presidentja e “Tokyo 2020”, Seiko Hashimoto u shpreh 100% e sigurt se Lojërat Olimpike do të zhvillohen, por paralajmëroi se duhet të jenë të përgatitur për të vazhduar pa spektatorë në rast të një shpërthimi të koronavirusit, citon “BBC”. Lojërat e vonuara të Tokios janë përcaktuar të nisin më 23 korrik. Japonia po përballet me një valë tjetër të pandemisë, me 10 zona të vendit nën një gjendje të jashtëzakonshme.

“Besoj se mundësia që këto Lojëra të zhvillohen është 100%. Problemi është vetëm se si ato të jenë sa më të sigurta. Populli japonez po ndihet shumë i pasigurt dhe në të njëjtën kohë ndoshta ndihet një farë zhgënjimi te ne duke folur për Lojërat Olimpike dhe mendoj se kjo po krijon më shumë zëra që kundërshtojnë mbajtjen e Lojërave në Tokio. Sfida më e madhe do të jetë mënyra se si mund të kontrollojmë dhe menaxhojmë fluksin e njerëzve. Nëse do të ketë një shpërthim të rasteve të infektimeve me Covid-19 gjatë Lojërave do të kishim një situatë emergjente dhe duhet të jemi të përgatitur që ato të zhvillohen pa spektatorë. Po përpiqeni të krijojmë një ambient sa më të sigurt për njerëzit që vijnë nga jashtë, por edhe për banorët e Japonisë”, -tha Hashimoto gjatë një interviste për “BBC”. (Irma)