[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Një anulim i mundshëm i Lojërave Olimpike të Tokios, të planifikuara për këtë verë, do të kushtojë rreth 1.810 miliardë jen ose 13.8 miliardë euro, sipas institutit të kërkimit “Nomura”, që paralajmëron se një gjendje e re e jashtëzakonshme në Japoni, aktualisht për shkak të rritjes së infeksioneve Covid-19, do të përfaqësonte një humbje edhe më të madhe për arkat e shtetit.

Analisti i ”Nomura”-s, Takahide Kiuchi, përcaktoi sasinë e vlerës së përfitimeve ekonomike nga organizimi i Lojërave pa fluksin e spektatorëve të huaj me 147 miliardë jen, krahasuar me 1.660 miliardë jen nëse ato mbaheshin rregullisht, me praninë e publikut nga jashtë, shkruan “Ansa”.

Sondazhet më të fundit të mesit të majit nga agjencia “Kyodo” tregojnë se rreth 60% e të intervistuarve janë kundër zhvillimit të ngjarjes sportive, duke u shprehur për anulimin e saj. (Elona)