"Liverpuli" ka nënshkruar kontratën e parë pas përfundimit të sezonit, duke blerë mbrojtësin grek Kostas Tsimikas nga "Olimpiakosi" për 15 milionë dollarë.

24-vjeçari ka firmosur me kampionët e Premier Ligës një kontratë pesëvjeçare.

Tsimikas-i ka luajtur 86 ndeshje për kampionët e sapokurorëzuar të Greqisë. (Artan Goga)