NBA-ja rifilloi në “Disney World” të Orlandos me përballjen “Jazz” i Jutahut - “Pelicans” i Nju- Orlinsit, pas një pezullimi katërmujor për shkak të COVID-19.

Ndeshja e dytë do të jetë ajo mes ekipeve të Los Anxhelosit, “Lakers” dhe “Clippers”.

Ndërkohë, Komisionari i NBA-së Adam Silver ka paralajmëruar se kampionati mund të ndërpritet nëse do të ketë përhapje të koronavirusit brenda “flluskës” në Orlando.